Man City po përballet me 115 akuza, lajmi pritet të vije sot pas kontratës së re të Haaland – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Man City po përballet me 115 akuza, lajmi pritet të vije sot pas kontratës së re të Haaland

    Insajderi
    17 January 2025 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përditësim i rëndësishëm mbi akuzat ndaj Manchester City ka dalë përsëri në shesh – në të njëjtën mëngjes kur klubi ra dakord për një kontratë të re fitimprurëse me lojtarin kryesor Erling Haaland.

    Haaland ka rënë dakord për një kontratë të re prej nëntë vitesh e gjysmë me City, e cila do ta mbajë atë në Manchester deri në verën e vitit 2034.
    Mendohet të jetë kontrata më e gjatë në futbollin botëror aktualisht, me norvegjezin që mund të vazhdojë qëndrimin e tij te City deri pas ditëlindjes së tij të 34-të.

    Në muajt e fundit, klubi ka pasur një dëgjim privat në lidhje me akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premier League dhe UEFA-së.

    Është raportuar prej kohësh se këto akuza arrinin në një total prej 115, megjithatë raportet e fundit kanë thënë se City aktualisht po përballet me 129 akuza për shkak të një gabimi të fillimit në raportim. Të dyja City dhe Premier League kanë refuzuar të komentojnë për këtë çështje.

    Tani, The Athletic pohon se disa burime me “njohuri mbi situatën”, lidhur me rastin, mendojnë se sanksioni që mund të përballet klubi “nuk do të jetë më serioz se një gjobë” në rast se ata gjejnë fajtorë për ndonjë nga akuzat që janë ngritur kundër tyre.

    Supozohet se aktiviteti i klubit në lidhje me nënshkrimin e lojtarëve dhe rinovimin e kontratave “duket të pasqyrojë këtë ndjesi”.

    Megjithatë, tani për tani, ende nuk është marrë një vendim mbi rastin, dhe vendimi pritet të merret në mars. Akoma nuk dihet se cilat do të jenë pasojat që klubi do të marrë nëse shpallet fajtor.

    Në aspektin e transferimeve, skuadra e Pep Guardiola ka rënë dakord për tre lëvizje gjatë muajit janar – megjithatë ato nuk janë finalizuar ende.

    Ata kanë rënë dakord për të nënshkruar me sulmuesin e Frankfurt, Omar Marmoush, për një shumë që besohet të jetë më shumë se 50 milionë funte, ndërsa mbrojtësi i Palmeiras, Vitor Reis, 19 vjeç, është parë tashmë në udhëtim për në Manchester para lëvizjes së tij prej 29.5 milionë funte.

    Po ashtu, City ka rënë dakord për të nënshkruar me mbrojtësin tjetër, Abdukodir Khusanov, uzbekun që do t’i bashkohet atyre nga skuadra e Ligue 1, Lens, për 33.6 milionë funte.

    Cilat janë akuzat ndaj Manchester City për 115 shkelje?

    Më poshtë është një përmbledhje e të gjitha akuzave ndaj Manchester City që janë publikuar nga Premier League:

    Dështimi për të siguruar informacion financiar të saktë dhe të përditësuar nga sezoni 2009/10 deri në sezonin 2017/18 – 54 shkelje të dyshuara

    Dështimi për të bashkëpunuar me hetimet e Premier League nga dhjetori i vitit 2018 – në vazhdim [Shkurt 2023] – 35 shkelje të dyshuara

    Dështimi për të siguruar raporte financiare të sakta për kompensimin e lojtarëve dhe menaxherëve nga sezoni 2009/10 deri më 2017/18 – 14 shkelje të dyshuara

    Shkelje të rregullave të Premier League për fitim dhe qëndrueshmëri nga sezoni 2015/16 deri në ë sezonin 2017/18 – 7 shkelje të dyshuara

    Dështimi për t’u përputhur me rregullat e UEFA-së, përfshirë Rregullat e Licencimit të Klubeve të UEFA-së dhe Rregullat për Drejtësinë Financiare – 5 shkelje të dyshuara. /GazetaExpress/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark