Manchester City është i interesuar për nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Evertonit me vlerë 95 milionë euro, Jarrad Branthwaite këtë verë, sipas The Sun.
22-vjeçari është i admiruar për aftësitë e tij mbrojtëse dhe aftësinë për të luajtur nga prapa pas shkëlqimit në sezonit 2023/24 në Goodison Park.
Manchester United – dhe Erik ten Hag personalisht – gjithashtu duan të nënshkruajnë lojtarin, por oferta e tyre fillestare prej 40 milionë euro u refuzua nga Toffees.
Everton, pavarësisht se ka nevojë të shesë lojtarë për të respektuar rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë së ligës, nuk po nxiton ta shesë Branthwaite me çmim të ulët.
Dy skuadrat nga Mançesteri janë në dijeni se Evertoni nuk do të heq dorë aq lehtë nga lojtari, andaj duhet të ofrojnë shuma më të larta.
Kështu, United me gjasë do të tërhiqet nga gara, pasi çmimi është shumë i lartë. /Telegrafi/