Man City tentoi ta ‘rrëmbejë’ lojtarin kyç të Hansi Flick, por Barcelona ia mbylli derën - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Man City tentoi ta ‘rrëmbejë’ lojtarin kyç të Hansi Flick, por Barcelona ia mbylli derën

    Insajderi
    06 April 2025 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare, ka mundësi që Barcelona të mbetet e detyruar të shesë disa lojtarë të rëndësishëm në verë.

    Këtë situatë të krijuar tek kampi blaugranas u mundua ta shfrytëzojë Manchester City, pasi ata shprehën interesim për lojtarin kyç të Hansi Flick, Pedrin.

    Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm për Pedrin, i cili la anash problemet e tij me lëndimet për t’u shndërruar në njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë këtë sezon.

    Paraqitjet e tij për Barcelonën kanë qenë fantastike dhe kjo ka bërë që ai të konsiderohet si një kandidat serioz për Topin e Artë.

    Deri në kohën kur të mbahet ceremonia e ndarjes së këtij çmimi, ka shansa që Pedri të mos jetë futbollist i Barcelonës, ani pse ato janë të paktë.

    Kjo për shkak se Manchester City ka shprehur interesim për të transferuar 22-vjeçarin këtë verë, ka raportuar Football Insider.

    Sidoqoftë, raporti gjithashtu ka shtuar se Barcelona ia ka bërë të qartë Man Cityt se Pedri nuk do të lejohet që të largohet dhe me këtë rast nuk do të ketë negociata mes dy klubeve.

    Për këtë arsye, e vetmja mënyrë që gjiganti anglez të sigurojë shërbimet e mesfushorit spanjoll ëhstë që të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 1 miliardë eurosh.

    Kujtojmë se gjatë janarit Barcelona kishte nënshkruar me Pedrin një kontratë pesë vjeçare duke treguar besimin që kanë tek ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark