Man United bën një lëvizje të papritur për transferimin e ish-lojtarit të Man Cityt - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Man United bën një lëvizje të papritur për transferimin e ish-lojtarit të Man Cityt

    Insajderi
    21 March 2025 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e një ish-lojtari të Manchester Cityt të cilin e kishte zbuluar Pep Guardiola. 

    Ka qenë një sezon për t’u harruar deri më tani ky për Unitedin, pasi ata kanë dështuar të vazhdojnë suksesin e sezonit të kaluar kur fituan FA Cup nën drejtimin e Erik Ten Hag. 

    Tekniku holandez u zëvendësua nga Ruben Amorin në nëntor, por portugezi pati vështirësi që të aplikojë stilin e tij të lojës. 

    Për momentin, Unitedi është në pozitën e 13-të në tabelën e Ligës Premier, 33 pikë mbrapa liderit Liverpoolit. 

    Me mendjen tek afati kalimtar veror, është raportuar se United ka shprehur interesim për yllin e Borussia Dortmundit, Felix Nmecha. 

    Siç ka raportuar Daily Mail, United ka bërë një lëvizje të papritur për transferimin e 24-vjeçarit. 

    Sipas mediumit gjerman BILD, ‘Djajtë e Kuq’ po synojnë transferimin e Nmechas në verë, i cili vlerësohet rreth 40 milionë euro. 

    Sidoqoftë, është sugjeruar se Dortmundi e cilëson Nmechan si një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen e tyre dhe do të ngurrojnë të ndajnë rrugët me mesfushorin gjerman. 

    Nmecha ka dalë nga akademia e Cityt dhe ishte bërë pjesë e ekipit të parë nga Pep Guardiola për ndeshjen ndaj Hoffenheimit në Ligën e Kampionëve. 

    Vetëm një muaj më vonë, Nmecha kishte bërë debutimin e tij me ekipin e parë kur u fut në lojë në fitoren e Cityt me rezultat 2-1 ndaj Burton Albion në EFL Cup. 

    Në verën e vitit 2023, Nmecha iu bashkua Dortmundit duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark