Man United ‘kompleton’ transferimin e parë të janarit – gati testet mjekësore - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Man United ‘kompleton’ transferimin e parë të janarit – gati testet mjekësore

    Insajderi
    03 January 2025 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United është në prag të kompletimit të transferimit të tyre të parë të janarit sipas raportimeve të fundit, me lojtarin që pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vazhdim.

    Përveç nëse ka largime, duket se Unitedi do ta evitojë shpenzimin e madh të parave gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Më herët gjatë kësaj jave, një raportim nga The Daily Mail sugjeroi se United ka identifikuar Nuno Mendes, Victor Osimhen dhe portierin Senne Lammens si objektiva të mundshëm.

    Por tashmë duket se mbrojtësi i majtë Diego Leon (Cerro Porteno) do të jetë lojtari i parë që do t’i bashkohet ‘Djajve të Kuq’ në janar.

    Muajin e kaluar u tha se Unitedi ishte në negociata të avancuara për ta transferuar 17-vjeçarin mes interesimit nga një numër klubesh, përfshirë Arsenalin dhe Manchester Cityn.

    Një shumë prej 4 milionë eurosh është pajtuar që të paguhet për lojtarin dhe sipas gazetarit Cesar Luis Merlo, këtu janë të përfshira edhe bonuset si dhe të drejtat ekonomike të lojtarit.

    Disa ditë më vonë, presidenti i Cerro Portenos, Juan Jose Zapag, duket se ka konfirmuar kalimin e Leon në ‘Old Trafford’.

    Tani, gazetari Bruno Pont ka raportuar se Renato Bittar, agjenti i Leon, ka thënë se mbrojtësi nga Paraguai do të udhëtojë në Mançester gjatë ditëve në vazhdim, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

    Leon i cili cilësohet gjerësisht si njëri prej talentëve më të mëdhenj në Amerikën e Jugut, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në elitën e futbollit paraguaian./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark