Man Utd dhe Tottenham bëjnë përmbysje të mëdha në Ligën e Evropës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Man Utd dhe Tottenham bëjnë përmbysje të mëdha në Ligën e Evropës

    Insajderi
    13 March 2025 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United dhe Tottenham i kanë bërë përmbysjet e mëdha në Ligën e Evropës sonte.

    “Djajtë e Kuq” e siguruan një vend në çerekfinale pasi e mposhtën Real Sociedadin me rezultat 4:1 në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales.

    Spanjollët e kishin fituar lojën e parë në shtëpi 1:0, por u dorëzuan përfundimisht në “Old Trafford”.

    Bruno Fernandes realizoi “hat-trick”, prej tyre dy gola nga penalltia, kurse një gol në fund e shtoi Diogo Dalot.

    Kurse, golin e vetëm dhe të pamjaftueshëm për Sociedadin e realizoi Oyarzabal në fillim të lojës, po ashtu nga 11 metërshi.

    Përmbysje bëri edhe Tottenhami, i cili e mundi AZ Alkmaarin me rezultat 3:1 në Londër, ndërsa e kishte humbur lojën e parë 0:1 javën e kaluar.

    Odobert i shënoi dy gola, ndërsa një e shtoi Maddison për triumfin e londinezëve.

    E golin e pamjaftueshëm për udhëtuesit e shënoi Koopmeiners.

    Tutje shkoi edhe Lyoni, kurse Fenerbahçe nivelizoi gjithçka me Rangers duke fituar 2:0, ndërsa në shtëpi kishte humbur 1:3.

    Kështu, kjo ndeshje do të shkojë në vazhdime, për t’u kompletuar çerekfinalja e Ligës së Evropës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark