Manchester United ka shënuar fitore të pastër 2:0 në shtëpi ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 28-të në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” shënuan dy golat e fitores në pjesën e parë dhe të dy nga pika e 11-metërshit,
Fillimisht, Bruno Fernandes kaloi vendasit në epërsi duke u treguar i saktë nga penalltia në minutën e 12-të të ndeshjes.
E më pas, Marcus Rashford ndoqi rrugën e bashkëlojtarit të tij dhe realizoi në minutën e 36-të.
Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuoten e 47 pikëve në vendin e gjashtë në tabelë.
Në anën tjetër, Evertoni mbetet i 16-ti me 25 pikë të grumbulluara.