Manchester United ka shënuar fitore spektakolare me rikthim rezultati ndaj Southampton në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Southampton, në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit anglez.
Ugarte me autogol i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 43-të të takimit, shkruan Gazeta Express.
Por, fundi ishte spektakolar për Unitedin, e edhe më spektakolar ishte Amad Diallo i cili shënoi hat-trik.
Fillimisht, ai barazoi rezultatin në minutën e 82-të, para se të kalonte në epërsi në minutën e 90-të.
Katër minuta më pas, Amad Diallo shënoi për 3:1.
Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 12-të të ndeshjes.
Në anën tjetë, Southampton mbetet i fundit me gjashtë pikë dhe me pak gjasa për mbijetesë.