
Manchester United thuhet se ka rihapur bisedimet me Aston Villan për një transferim të mundshëm të sulmuesit Ollie Watkins.
Djajtë e Kuq janë të etur të forcojnë opsionet e tyre sulmuese pas një sezoni të dobët 2024/25, por çdo marrëveshje mund të varet së pari nga shitja e lojtarëve.
Sipas talkSPORT, Unitedi ka rihapur bisedimet me Aston Villan për një transferim të mundshëm të sulmuesit Watkins.
29-vjeçari, shënoi 16 gola dhe dha tetë asistime sezonin e kaluar, por pati minuta të reduktuara pas mbërritjes së Marcus Rashford në formë huazimi në Villa Park.
Villa e vlerëson lojtarin e kombëtares angleze me 60 milionë funte dhe ka shprehur interes për sulmuesin anësor të United, Alejandro Garnacho.
Sulmuesit aktualë të United, Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirkzee, shënuan vetëm katër dhe tre gola në ligë, ndërsa klubi përfundoi i 15-ti sezonin e kaluar.
Pavarësisht se shpenzoi mbi 125 milionë funte këtë verë, Unitedi vazhdon të kërkojë një lojtar të provuar si ‘9-sh’ përpara sezonit të ri.