Man Utd pëson humbjen e tretë në gjashtë ndeshjet e para të Premierligës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Man Utd pëson humbjen e tretë në gjashtë ndeshjet e para të Premierligës

    Insajderi
    27 September 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United e ka pësuar humbjen e tretë në gjashtë xhirot e para të Premierligës.

    “Djajtë e Kuq” pësuan 3:1 në udhëtim ndaj Brentfordit.

    Igor Thiago shënoi dy golat e parë për vendasit në minutën e tetë dhe më pas në të 20-tën.

    Gjashtë minuta më vonë, Benjamin Sesko ngjalli shpresat e mysafirëve duke shënuar për 2:1.

    Bruno Fernandes pati mundësi ideale për të barazuar shifrat, por dështoi të realizonte nga penalltia në minutën e 76-të.

    E në minutën e gjashtë shtesë, Jensen shënoi për 3:1 dhe epilogun e këtij takimi.

    Me këtë fitore, Brentford shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e 110-të, aq sa ka edhe Manchester United dy pozita më poshtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark