Skuadra e sapongjitur në Seria A, Pescara, pritet ta mbyllë sot në mbrëmje marrëveshjen me Interin për transferimin e sulmuesit shqiptar, Rey Manaj.
Pak orë pas publikimit të lajmit nga gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, se gjermanët e Eintracht Frankfurtit dhe spanjollët e Sporting Gijonit kishin shfaqur interes për Manajn, një tjetër klub nga Seria A kërkon kartonin e tij.
Po kjo e përditshme thotë në rubrikën e merkatos se drejtuesit e Peskarës kanë nisur sot kontaktet me zikaltrit e Interit dhe përfaqësues të futbollistit.
Marrëveshja e huazimit të sulmuesit pritet të mbyllet gjatë darkës. Peskara u ngjit sezonin që kaloi nga Seria B, në Serinë A dhe klubi ka nisur një fushatë përforcimesh për përballjen me më të mëdhenjtë. /Insajderi.com