Ronesa Hadergjonaj dhe Elona Lekaj
Manastiri i Deçanit është një monument , më një vlerë të madhe kulturore-historike nëpër shekuj , që nga vitet 1327-1332 , sipas një dokumenti që ka dalë në opinion njihet më emrin “Kristovula” e vitit 1330 përmbajtja e tij është; “Manastiri i Deçanit është i ndërtuar në pronën private të fisit shqiptar Kuqi më pronar Haka Kuqi.
Historiani, Selim Lokaj tregoi me shumë rreth manastirit dhe historikut te tij.
“Manastiri historikisht është ndërtuar (apo më mirë të themi se është rindërtuar) në pronën e një shqiptari , një familje ku pasardhësit sot e asaj kohe jetojnë si Kuqt e Deçanit” tha ai.
Lokaj tregoi se vizitat në këto 30 vitet e fundit e më shumë lejohet për të huajit , për ata të cilët e kanë vizituar ose vetëm parë në televizion.
“Vizita në Manastirin e Deçanit në këto 30 vitet e fundit e më shumë lejohet për të huajit , për ata të cilët e kanë vizituar ose vetëm parë në televizion , kurse për ne që jemi pjesëtarë ish-mendimtar të aspektit fetar nuk na lejohet dhe qëllimi se përse nuk lejohet është që të fshihet e vërteta dhe që të mos kemi mundësi që të vijmë deri tek të ashtuquajturat burimet historike në arkivin e Manastirit të Deçanit , e cila është e ndaluar dhe njihet më një emër karakteristik i cili është “Reznica e Manastirit të Deçanit” që përpos një personaliteti që është Dr.Mark Krasniqit , askush tjetër nuk ka pasur mundësinë që t’i shoh dokumentet apo arkivin e Manastirit të Deçanit” tha ai.
Selimi tha se vlerat e manastirit janë te mëdha, dhe se përmban një pasuri jashtëzakonisht të madhe në aspektin e artit të ndërtimtarisë.
Ndersa historian tjetër Shkodran Imeraj, tha se është mendim i gabuar qe të ruhet Manastiri nga KFORI, ndaj atyre të cilët në një kohë e kanë ruajtur.
“Është një mendim i gabuar sepse nga faktori i jashtme apo të ashtuquajturit njësia e KFORIT , të ruhet një Manastir ndaj atyre të cilët në një kohë e kanë ruajtur. Shqiptaret janë ata të cilët për 500 vite e kanë mbrojtur Manastirin e Deçanit , shqiptarët janë ata që janë vra për mbrojtjen e Manastirit megjithëatë në këta 100 vitet e fundit , në vend që ata të jenë mirënjohës që ne e kemi ruajtur në anën tjetër tani vet Manastiri po na vret , kjo është ajo mbrojtja politike e faktorit ndërkombëtar që ka vendosur së njësit e KFORIT të jenë ruajtës të Manastirit , nga ana tjetër Manastiri i Deçanit e ka edhe një mbrojtje ose përkrahje dhe ajo është mbrojtja e UNESCOS është e pranuar në kuadër të UNESCOS sepse ajo është detyra e tij që të mbrojë monumentet historike.” tha Imeraj.
Sadik Hadërgjonaj banor i Deçanit tha se Manastiri ka një vlerë shumë të madhe për atë dhe qytetin ku jeton, dhe se cdo herë janë në mbrojtje të vlerave dhe kulturës.
“Manastiri është një monument historik, me vlerë shumë e madhe si për mu edhe për qytetin, ne e kishim ruajt edhe kurrë se dëmtojmë s’ka nevojë për tu ruajtje”, tha ai
Të njëjtin mendim e ndan edhe Selmon Zejnaj banor i po këtij qyteti, ai tha se i mbron vlerat, dhe asnjë një ri nuk mendon ta shkatërrojë një vlerë si Manastiri.
Në 2004 manastiri u shpall një Trashëgimi Botërore nga UNESCO. Në vitin 2006, faqja e trashëgimisë botërore u zgjerua për të përfshirë manastire shtesë dhe kisha dhe u riemërua Monument Mesjetarë në Kosovë.
Ronesa Hadergjonaj dhe Elona Lekaj janë studente të departamentit të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në vitin e parë.