Manchester City, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea i hyjnë garës për ta transferuar brazilianin - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea i hyjnë garës për ta transferuar brazilianin

    Insajderi
    14 May 2025 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rodrygo Goes mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, dhe interesimi për të nuk mungon. Sipas mediave spanjolle, pesë klube të Ligës Premier  janë të gatshme ta transferojnë brazilianin.

    Manchester City, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea kanë shprehur interes konkret për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili nuk është i kënaqur me situatën aktuale në Madrid.

    Mbërritja e yjeve si Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham ka kufizuar hapësirat për Rodrygon, i cili ndjehet gjithnjë e më i anashkaluar te Los Blancos.

    Sipas Radio Marca, sulmuesi ka filluar të konsiderojë seriozisht largimin dhe nuk dëshiron më të veshë fanellën e Real Madridit, pas zhgënjimit të vazhdueshëm me rolin e tij në skuadër.

    Në të kaluarën, ai kishte refuzuar interesin e disa prej këtyre klubeve angleze për të qëndruar në Madrid, poor tani, situata ka ndryshuar dhe lojtari është i gatshëm të dëgjojë oferta.

    Nga ana e klubit madrilen, nuk ka panik. Rodrygo ka një klauzolë të lartë lirimi, por nëse ndonjë klub ofron një shumë trefshifrore 100 plus milionë euro, Real Madridi mund ta marrë në konsideratë shitjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark