Manchester City dhuron spektakel, përmbys Crystal Palace dhe rikthehet te fitorja në Premier League - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Manchester City dhuron spektakel, përmbys Crystal Palace dhe rikthehet te fitorja në Premier League

    Insajderi
    12 April 2025 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League me një përmbysje spektakolare ndaj Crystal Palace, në një ndeshje dramatike që përfundoi 5-2 në favor të “Cityzens”, raporton Insajderi.

    Skuadra e Pep Guardiolës u gjend në disavantazh të dyfishtë që në pjesën e parë. Eberechi Eze shënoi që në minutën e 8-të për mysafirët, ndërsa Chris Richards dyfishoi rezultatin në minutën e 21-të, duke e lënë Etihad Stadium të shtangur.

    Megjithatë, kampionët në fuqi nuk u dorëzuan. Ata reaguan shpejt dhe arritën ta barazonin rezultatin që në pjesën e parë, për të vazhduar më pas me dominim të plotë në pjesën e dytë, duke shënuar edhe tre gola të tjerë për ta mbyllur ndeshjen me fitoren 5-2.

    Ky rezultat e mban Cityn në garë për titull, ndërsa Crystal Palace largohet pa pikë, pavarësisht fillimit të fuqishëm.

    Kevin De Bruyne në minutën e 33-të ngushtoi shifrat në 1-2, derisa tre minuta më vonë Omar Marmoush barazoi rezultatin.

    Mateo Kovacic i dha epërsinë për herë të parë Manchester Cityt me një supergol të shënuar në minutën e 47-të.

    Pas nëntë minutave, James McAtee shënoi golin e katërt, ndërsa fitoren e Cityt e siguroi Nico O’Reilly, me golin e shënuar në minutën e 79-të.

    Me këtë fitore Manchester City ngritet në vendin e katërt në tabelë, me 55 pikë, ndërsa Crystal Palace renditet në pozitën e 11-të, me 43 pikë të grumbulluara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark