Pak javë para mbylljes së edicionit në Premierligë, skuadra e Manchester Cityt ka publikuar fanellat e reja për stinorin e ri.
Bëhet fjalë për fanellën e qytetarëve si mysafirë, e cila është me ngjyra të pazakonta për klubin nga Etihad.
Publikimi i këtyre fanellave ka ngjallur reagime të shumta të tifozëve.
Kjo fanellë e “Qytetarëve” shumëkujt i ka kujtuar gjigantin turk, Fenerbahcen, e cila reprezentohet me këto ngjyra.
Fanella ka vija që shkojnë përgjatë saj, dhe ngjyrat janë blu e errët dhe e verdhë, ndaj ka një arsye të qartë pse lidhet me gjigantin e Stambollit.
🚨🚨| LEAKED: Manchester City’s away kit for 2024-25 season.
[@esvaphane] pic.twitter.com/2yk3agqxwb— CentreGoals. (@centregoals) May 7, 2024
Marka që qëndron pas fanellës së re është Puma, me të cilën City bashkëpunon që nga viti 2019 dhe prodhuesi gjerman i pajisjeve i ka paguar 80 milionë euro klubit të Mançesterit në bazë të kontratës së sponsorizimit për sezonin e kaluar.
Ky dizajn i fanellës dhe këto ngjyra janë përdorur nga City edhe në sezonin 1998/99.
Manchester City është duke luftuar për titullin kampion në Angli, e po ashtu është edhe në finale të Fa Cup.