Manchester City dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë kanë bërë të citur sot se do të hapet një shkolle futbolli e Manchester Cityt në qytetin e Durrësit.
Kjo shkollë pritet të hapet në vjeshtë të këtij viti.
Objekti i ri do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së Manchester Cityt, për t’u ofruar lojtarëve të tyre edukim futbolli të klasit botëror.
“Me tetë shkolla futbolli të Manchester Cityt në nivel global, kjo do të jetë shkolla e fundit që do të hapet si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të klubit dhe të programeve të tij bazë”, thuhej në njoftimin zyrtar të klubit anglez.