Manchester City përgatit lëvizje të mëdha para Kupës së Botës për Klube - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Manchester City përgatit lëvizje të mëdha para Kupës së Botës për Klube

    Insajderi
    18 May 2025 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City po planifikon përforcime të mëdha përpara Kupës së Botës për Klube 2025, sipas raportimeve të “Mirror”.

    Skuadra e Pep Guardiolës është e interesuar për yllin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, si dhe për mesfushorin e Milanit, Tijjani Reijnders.

    City është i gatshëm të paguajë mbi 100 milionë funte për Wirtz, edhe pse ai ndiqet nga Bayern Munich dhe Liverpool.

    Për ta bindur Leverkusenin, City mund të përfshijë edhe James McAtee në marrëveshje si pjesë shkëmbimi.

    Ndërkohë, për Reijnders, klubi anglez është informuar se do të duhet të paguajë mbi 55 milionë funte për ta marrë nga Milani.

    Të dy lojtarët janë identifikuar si përforcime kyçe për sezonin e ardhshëm dhe për garat ndërkombëtare.

    Wirtz, me 16 gola dhe 15 asiste në sezonin 2024/25, shihet si pasardhës i mundshëm i Kevin De Bruyne te City.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark