Manchester City përmbys Bournemouth, siguron gjysmëfinalen e FA Cup - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Manchester City përmbys Bournemouth, siguron gjysmëfinalen e FA Cup

    Insajderi
    30 March 2025 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup pas fitores ndaj Bournemouth si mysafir me rezultat 2-1.

    Më të filluar ndeshja, Man City fitoi penallti, por nga pika e bardhë Erling Haaland nuk ia arriti të shënojë.

    Në anën tjetër, në rastin e parë të mirë, Bournemothu shënoi, kur Justin Kluivert asistoi te Evanilson që shënoi për 1-0.

    Qytetarët u ngjallën në pjesën e dytë, ku pas një aksioni të bukur, Erling Haaland nga afër gjeti rrjetën për 1-1.

    Në minutën e 63-të, Man City mori epërsinë, me Omar Marmoush që shënoi për 2-1.

    Me këtë fitore, Man City kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me Nottinghamin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark