Manchester United bën "boom", e transferon sulmuesin për 85 milionë euro - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Manchester United bën “boom”, e transferon sulmuesin për 85 milionë euro

    Insajderi
    07 August 2025 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Benjamin Sesko nga sezoni që po vjen do ta vesh fanellën e Manchester United.

    Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga gazetari italian Fabrizio Romano, i cili ka njoftuar se “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje me RB Leipzig për Seskon në një shumë prej 76,5 milionë euro plus 8,5 milionë bonuse.

    Gjithsej, Sesko do t’i kushtojë Man Utd 85 milionë euro.

    “Sesko pranoi kushtet e ofruara deri në vitin 2030 pasi e bëri të qartë të martën se donte vetëm Man United”, shkroi Romano.

    Saga e gjatë ka përfunduar. Sesko i mbylli derën Newcastle United, ekip ky i cili e kërkonte me ngulm krahas Man Utd. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark