Manchester United dhe Crystal Palace kanë shkuar deri në vazhdime në finalen e kupës FA, të cilës në fund iu gëzuan “Djajtë e Kuq”.
Fitorja 2 me 1 nënkupton që skuadra e holandezin Lous van Gaal ka barazuar rekordin e Arsenalit – të dy skuadrat tashmë kanë nga 12 kupa FA.
Crystal Palace kaloi në epërsi në minutën e 78 me golin e Jason Puncheon por tre minuta më vonë Juan Mata barazoi për United.
Gjithçka dukej se po shkonte në të mirë të Palace të cilët ishin em një lotjar në fushë në 15 minutat e fundit të kohës shtesë pas përjashtimit nga loja të mbrojtësit të Manchesterit, Chris Smalling.
Por, Jesse Linegard shënoi një gol në minutën e 110 për të siguruar trofeun e parë për ekipin e tij që nga viti 2013.
Triumfi në këtë garë mundet të sigurojë zgjatje të kontratës edhe për trajnerin Louis Van Gaal, i cili ka qenë në qendër të kritikave kohëve të fundit.
Crystal Palace nuk ka fituar asnjherë një trofe të rëndësishëm në histori të klubit, ndërsa kjo ka qenë mundësi e shkëlqyer për të thyer akullin./Insajderi.com