Manchester United i ka gati 90 milionë për yllin e Juventusit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Manchester United i ka gati 90 milionë për yllin e Juventusit

    Insajderi
    09 October 2025 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United e ka vendosur sulmuesin turk Kenan Yildiz në krye të listës së dëshirave për verën e vitit 2026. Sipas raportimeve të fundit në mediat angleze, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të investojnë deri në 90 milionë euro për ta transferuar yllin e Juventusit.

    19-vjeçari po zhvillon një sezon të shkëlqyer me “Zonjën e Vjetër”, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 6 asistime në 12 ndeshjet e para të sezonit.

    Kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Chelsea dhe Arsenal, por Manchester United duket se është më i vendosur për ta siguruar shërbimet e reprezentuesit të Turqisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark