Manchester United nuk është këndellur. Pas barazimit 1:1 me Arsenalin javën e kaluar, “Djajtë e Kuq” janë ndalur sërish, kësaj radhe nga West Ham United, me po të njëjtin rezultat 1:1.
Manchester United e nisi shumë keq sfidën, duke pranuar gol pas dy minutave lojë. Diafra Sakho shokoi të gjithë në Old Trafford duke shënuar në minutën e dytë për 0:1.
Reagimi i vendasve erdhi menjëherë. Zlatan Ibrahimovic shënoi për 1:1 në minutën e 21-të, për golin e tij të shtatë në Premierligë.
Edhe përkundër se kishte edhe shumë minuta deri në fund, ekipi i Jose Mourinhos nuk arriti të bëjë më shumë, pavarësisht dominimit dhe rasteve të krijuar.
Kështu, pas këtij barazimi, Unitedi mbetet në pozitën e gjashtë me 20 pikë të grumbulluara, 11 më pak se lideri Chelsea. /Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=hOS3T2GL26g