Manchester United përgatit pesë shitje të madhe deri në mbylljen e afatit kalimtar - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United përgatit pesë shitje të madhe deri në mbylljen e afatit kalimtar

    Insajderi
    27 August 2025 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United po planifikon një fund spektakolar të afatit kalimtar veror duke përgatitur një shitje masive të disa prej lojtarëve të saj.

    Sipas mediumit britanik Times Sport, klubi nga Old Trafford synon të largojë një grup futbollistësh që nuk kanë arritur të bindin stafin teknik dhe drejtuesit e klubit.

    Në listën e lojtarëve që pritet të largohen gjenden emra të mëdhenj si Alejandro Garnacho, Antony, Jadon Sancho, Tyrell Malacia dhe Rasmus Hojlund.

    Shitja e këtyre lojtarëve do të krijonte hapësirë për përforcime të reja, por njëkohësisht do të lehtësonte edhe barrën financiare të klubit, sidomos në raport me rregullat e Fair Play Financiar.

    Raporti i Times Sport thekson se United është i vendosur të rindërtojë skuadrën dhe se emra si Garnacho e Sancho, dikur të konsideruar si e ardhmja e ekipit, tani shihen si asete të shitshme për të balancuar buxhetin.

    Në rastin e Antonyt, investimi i madh nuk ka dhënë rezultatet e pritura, ndërsa Malacia e Hojlund nuk kanë arritur të tregojnë nivelin e kërkuar në Ligën Premier.

    Ky vendim ka shkaktuar debat të madh në mesin e tifozëve, pasi disa nga këta lojtarë janë ende të rinj dhe shihen si potencial i madh për të ardhmen. Megjithatë, bordi drejtues duket i vendosur që të bëjë ndryshime radikale për të rikthyer klubin në nivelin më të lartë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark