Manchester United është i gatshëm të bëjë transferime të rëndësishme në afatin kalimtar të janarit.
Me ardhjet e trajnerit të ri Ruben Amorim, Djajtë e Kuq do të bëjnë disa ndryshime pasi trajneri portugez nuk është i kënaqur me skuadrën.
Sipas Florian Plettenberg, Man United është seriozisht i interesuar për mesfushorin e Atalantas, Ederson dhe mund të bëjë një lëvizje për të që në janar.
Ederson është një mesfushor qendror që zakonisht luan afër tre qendërmbrojtësve në një formacion që është i ngjashëm me atë të Ruben Amorimit.
Sipas raportit, Man United e vlerëson shumë Ederson dhe beson se ai mund të jetë i përshtatshëm për ekipin.
Më herët, i njëjti gazetar pretendoi se Man United është gati të ndajë rrugët me Christian Eriksen në janar.
Kështu, Ederson mund të jetë zëvendësuesi i tij i drejtpërdrejtë’ edhe pse ai do të ishte më i fokusuar në shkatërrim sesa në krijimtari.
Megjithatë për të arritur deri te braziliani, Djajtë e Kuq duhet të shpenzojnë 60 milionë euro, pasi aq vlerësohet Ederson nga Atalanta.