Rritja e nivelit të manganit në Liqenin e Badocit, ka ngjallë problem te qytetarët e zonave që furnizohen me këtë ujë.
Pasi ky ujë nuk mund të konsumohet për pije, e as për përgatitje të ushqimit, Kompania e Ujësjellësit KRU “Prishtina”, po furnizon banorët e zonave të prekura me ujë të pijshëm.
Më poshtë gjeni dhe orarin se kur shpërndahet uji i konsumueshëm, megjithëse orari mund të ndryshojë për shkak të ngarkesës së komunikacionit.