Grupi i lexuesve “Maniakë t’Leximit” po organizon një aktivitet humanitar me libra, në prag të festave të fundvitit.
Ky grup ka thënë se përmes këtij aktiviteti, synojnë të mbledhin libra, të cilët do t’i ndajnë në dy pjesë – librat për të rritur do t’i dërgojnë në Shtëpinë e të Moshuarve, kurse librat për fëmijë do t’ia dhurojnë fëmijëve në repartin e Pediatrisë në QKUK.
“Qëllimi jonë është që përmes një mini-biblioteke, t’i dhurojmë sa më shumë dashuri, por edhe ta kultivojmë sa më shumë shprehinë e leximit”, thuhet në njoftimin e grupit të lexuesve “Maniakë t’Leximit”, shkruan KultPlus.
Të interesuarit për të dhuruar librat, mund t’i dorëzojnë librat tek libraria BUZUKU, adresa: Rruga “Luan Haradinaj”, nr. 16 (sheshi Edit Durham), thuhet në njoftim.