Manifestimi “Flaka e Janarit” solli mbrëmje koncertale kushtuar heronjve - Insajderi
×
Kulturë

Manifestimi “Flaka e Janarit” solli mbrëmje koncertale kushtuar heronjve

Insajderi
21 January 2019 - 21:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fillimisht është paraqitur Kori “Siperantum” nga Peja me dirigjent Memli Kelmendi, i përcjellë nga pianisti Agron Shijaku.

“Siperantum” është paraqitur me pjesë të autorëve vendorë e ndërkombëtarë. Ata kanë performuar “Shamikuqja” të Mark Kaqinarit me aranzhim të Tomor Berishës, pastaj “Danza” të Linda Spavacek, ku interpretuan Arta Bajraktari (soprano) dhe Bleona Leka (tamburinë).

Ky kor është paraqitur edhe me vepra të tjera si: “Kopilje moj kopilje”, këngë arbëreshe – Agron Shujaku (Piano)  Blerina Zeka (flaut). Ata erdhën edhe me “…sa bukur” të Memli Kelmendit me Arita Bajraktari (tamburinë), “Dua më shumë Shqipërinë” me aranzhim të Memli Kelmendit me Azem Lluka (tenor) dhe Bleona Leka (piano), “Apamuoy Shungo” të Gerardo Guevara, “Bohemian Rapshody” të Fredy Mercury me aranzhim të Mark Bymer, solist Matej Karaqi, Agron Shujaku (piano) dhe në fund me “Rondes” të Folke Rabe, përcjellë 21Media.

Është mbajtur edhe koncert i Genita Hoxhës, artiste nga Shqipëria, e cila është shoqëruar edhe nga artistë të tjerë, të cilët me këtë koncert kanë nderuar Manifestimin “Flaka e Janarit 2019”./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark