×
  • Lajme
  • Lajme

    “Manilla” i Pejës e bën edhe një rast, Prokuroria e liroi në procedurë të rregullt

    Insajderi
    15 December 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dardan Manaj, i njohur me nofkën “Manilla”, është liruar në procedurë të rregullt nga Prokuroria Themelore e Pejës, pasi ka sulmuar argjendarin Valon Dobroshin.

    Siç merr vesh Insajderi, lidhur me rastin “Manilla” është vetdorëzuar në stacionin policor të Pejës. Por, më pas, prokurori i rastit ka kërkuar që të dyshuarin ta lirojë në procedurë të rregullt.

    Insajderi ka kontaktuar me policinë lidhur me rastin, por nga policia rajonale e Pejës kanë bërë të ditur se ende s’kanë ndonjë informacion për këtë.

    Emri i “Manillës” është përmendur edhe më herët në media. Në shtator të këtij viti, “Manilla” bashkë me babain e tij janë arrestuar si të dyshuar për sulm fizik ndaj një personi zyrtar.

    Ata dyshoheshin për lëndim të lehtë trupor dhe sulm ndaj personit zyrtar. Pasi që janë përleshur me një person, gjatë arrestimit duke rezistuar babë e birë kanë sulmuar edhe policët.

    Në kërkesën për paraburgim, e cila kishte rënë poshtë, thuhej se i pandehuri “Me datë 25.9.2024, rreth orës 18:15, sulmon personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, këtu të dëmtuarin zyrtarit policor, në atë mënyrë qe, ditën kritike derisa zyrtaret policor ne përbërje, derisa ishin ne kryerje te detyrave zyrtare kane hasur te pandehurin Dardan me djalin e tij E. Manaj duke sulmuar këtu te dëmtuarin, te njëjtit kane reaguar fillimisht duke i dhënë komanda verbale qe te ndalonin por pasi te njëjtit nuk i kane përfillur urdhrat verbal te policisë, zyrtaret policor e kapin te pandehurin E.Manaj ndërsa zyrtari policor ka tentuar qe ta ve nen kontroll këtu te pandehurin Dardan Manaj, por i njëjti gjate arrestimit reziston fillimisht duke ju drejtuar me fjalët, fyer “pse ma qite sprejin ti mu, hajt se te kallzoj unë ty tash”…”, thuhej ndër të tjera. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark