Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua ka pësuar lëndime trupore pasi e njejta manipuloi me revole në dorë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:00 në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, raporton “Insajderi“.
“E dyshuara është arrestuar, më pas me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Raporti i plotë:
Fsh.Isniq, Deçan 03.06.2022 – 16:00. E dyshuara femër kosovare dyshohet se gjatë manipulimit me revole është lënduar në dorë. E dyshuara është arrestuar, më pas me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale. Rasti nën hetime.