Manjati rus gjendet i varur disa ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, dyshohet se ishte pjesë e listës së zezë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Manjati rus gjendet i varur disa ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, dyshohet se ishte pjesë e listës së zezë

    Insajderi
    03 March 2022 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manjati rus Mikhail Watford është gjetur i varur në garazhin e shtëpisë së tij në Britaninë e Madhe.

    Trupi i pajetë i manjatit u gjet nga kopshtari i tij në Wentworth Estate në Virginia Water, Surrey.

    Watford 66-vjeç ishte babai i 3 fëmijëve, ai e kishte ngritur pasurinë e tij nga rafineritë e naftës në Ukrainë, dhe më pas u transferua në Britani për të krijuar një firmë pronash.

    Policia angleze po heton vdekjen e manjatin, pasi dyshohet se ai mund të ketë qenë pjesë e listës së zezë të rusëve.

    Sipas një miku të familjes, “gjendja e tij shpirtërore mund të jetë ndikuar nga situata në Ukrainë.”

    Koha e vdekjes së tij dhe pushtimi i Ukrainës nuk mund të jenë një rastësi.

    Një tjetër bashkëpunëtor i Watford tha: “Vdekja e tij ngre pikëpyetje. Pas të gjitha vdekjeve të tjera të dyshimta të shtetasve dhe bashkëpunëtorëve rusë në MB, është e natyrshme që do të ketë spekulime për vdekjen e tij.”

    Ai dhe gruaja e tij estoneze, Jane, jetonin me dy fëmijët e tyre dhe një djalë më të madh nga martesa e tij e parë në një rezidencë prej 18 milionë dollarësh në Wentworth Wstate.

    Watford ndryshoi mbiemrin e tij nga Tolstosheya pasi u transferua në Britani vitet 2000. /Abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark