Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, mbrëmjen e sotme ka shpërndarë një lajm të rremë.
Përmes një statusi në Facebook, ai pretendoi pa fakte se platforma ArtMotion “e ka ndërruar renditjen e kanalit ose hequr krejtësisht ‘Top-Channel’ -in” për të, siç u shpreh ai, “penguar/pamundësuar qytetarët që shfrytëzojnë këtë platformë të ndjekin intervistën e Kryeministrit Kurti”.
“’ArtMotion’ sot e paska ndërruar renditjen e kanalit ose hequr krejtësisht ‘Top-Channel’ -in për të penguar/pamundësuar qytetarët që shfrytëzojnë këtë platformë të ndjekin intervistën e Kryeministrit Kurti. Deri këtu ka mbërritur puna. Kjo është mbivendosje e oligarkisë mbi të drejtën e qytetarëve që kanë paguar ato shërbime dhe nuk mund t’i marrin. Ky është oligarku që vet do ta bëjë ligjin. Oligarku që do të jetë mbi shtetin, mbi Republikën. Prandaj, nesër votohet për dy opsione: Për Republikën dhe Kundër Republikës”, shkroi Manxhuka, ndërsa pasuan edhe dy editime të këtij postimi, pasi e pa se ka shpërndarë një lajm të rremë.
Ndërkaq, ArtMotion ka reaguar, duke ia bërë me dije Manxhukës dhe të gjithë atyre që mendojnë në këtë mënyrë se njoftimi për ndryshim të renditjes së kanaleve në platformë është shpërndarë më 29 janar, siç mund të dëshmohet përmes linkut në vijim.