Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, është treguar i mllefosur ndaj mediave, që po i zbulojnë skandalet e Qeverisë.
Ai ka sulmuar pronarët e mediave në Kosovë, duke i quajtur si ‘militant të opozitës’.
“Ata janë spin-erat që në kor ia mbajnë zhagun opozitës e shpesh i prijnë PR-it të opozitës“, ka shkruar Manxhuka mes tjerash.
Manxhuka, i quajti sondazhet që paraqesin rënie të VV-së, si jo të vërteta.
“Një rast shembull mund ta shihni në fotografitë më poshtë me një fake news nga opozita për gjoja një sondazh. Po të ishte i vërtetë ai sondazh moti do të publikohej, por sot e asaj dite nuk i dëgjohet zëri këtyre sepse edhe vet këta e dinë që janë duke gënjyer. E megjithatë, më shumë gjasë ka që këta ta besojnë gënjeshtrën e tyre sesa qytetari”, shkroi ai.