Maqedonasi e mashtron kosovarin, ia merr mbi 3 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Maqedonasi e mashtron kosovarin, ia merr mbi 3 mijë euro

    Insajderi
    12 January 2022 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ka mashtruar një kosovar duke i marrë para në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit.

    Policia ka bërë të ditur se 33-vjeçari i dyshuar ia kishte marrë viktimës 3 mijë e 600 euro.

    “Policia ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.A , mashkull , shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 33 vjeçar, i cili kishte mashtruar personin tjetër me inicialet A.R ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ku në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit i kishte marr një shumë të caktuar të hollave ( 3600 euro)”, ka bërë të ditur policia.

    Rasti ka ndodhur dje në mesiditë në Ferizaj, ku i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark