Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nën dyshimin se i ka ofruar 5 euro zyrtarit në pikëkalimin kufitar në Vërmicë për ta shpejtuar procedurën e kalimit.
Siç bëhet e ditur në raportin e përditshëm të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si “Dhënie e ryshfetit”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që i kishte ofruar 5€ zyrtarit policor që të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.