Maqedonci: Bazat ushtarake serbe të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën paraqesin kërcënim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Maqedonci: Bazat ushtarake serbe të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën paraqesin kërcënim

    Insajderi
    12 December 2023 - 07:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se bazat ushtarake të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën paraqesin kërcënim.

    “Kemi informacione që këto 48 baza ushtarake janë që disa vite të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën. Janë baza që në fakt janë tejzgjatje e njësive më të mëdha që janë brigada të ushtrisë serbe që janë të dislokuara në jug të Serbisë, në Rashkë, Nish dhe Vranjë dhe për ne paraqesin kërcënim, prezenca, militarizimi i Serbisë, veçanërisht militarizimi i zonës përreth Kosovës gjithmonë paraqet kërcënim, shtoja kësaj qasjen hegjemoniste të politikës serbe në raport me Kosovën…”

    “Të gjitha këto elemente për ne paraqet kërcënim. Jo vetëm militarizimi i zonës përreth Kosovës, është militarizimi i vetë Serbisë, militarizimi i ushtrisë serbe, blerjet që bëjnë me Rusinë dhe Kinën, të gjitha këto paraqesin kërcënim për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai në Dukagjin.

    Maqedonci foli edhe për influencën ruse, që, sipas tij, e tejkalon aspektin e bashkëpunimit ndërinstitucional me Serbinë.

    “Kjo vjen për shkak të lidhjeve historike që Serbia kas pasur me Rusinë dhe për shkak të qasjes, synimeve ruse për të pasur qasje në Ballkan, në Detin Adriatik dhe Mesdhe, të gjitha këto e bëjnë Serbinë të ekspozuar te influenca ruse dhe me të vërtetë kjo influencë paraqet rrezik për gjithë Ballkanin”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark