Hedhja e mjetit shpërthyes në Ujman, reagon Maqedonci e quan akt terrorist - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hedhja e mjetit shpërthyes në Ujman, reagon Maqedonci e quan akt terrorist

    Insajderi
    22 July 2024 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka quajtur akt terrorist hedhjen e një mjeti shpërthyes në Liqenin e Ujmanit.

    Maqedonci, tha se kjo është bërë për t’i frikësuar qytetarët e veriut pa dallim etnie.

    Po ashtu, sipas tij ky veprim ka të bëjë edhe me qëllime politike për ta destabilizuar pjesën veriore të Kosovës.

    “Dihet që pas sulmit të 24 shtatorit kemi pasur një vendosje nën kontroll të veriut në aspektin e ligjit, kemi situatë më të qetë se para sulmit. Mbesin praprë elemente të caktuara, të ndikuara nga strukturat shtetërore në serbi… ndikojnë nga persona të caktuara për të kryer akte terroriste”, tha ai në TV Dukagjin.

    “Patjetër, hedhja e granatës së dorës, apo cfarëdomjeti eksploziv, është një akt terrorist, me qëllim frikësimin dhe arritjes së një qëllimi politik për destabilizim, ka prapavijë politike. Është realizuar me synimin për ta destabilizuar veriun, dhe t’I mbajë të frikësuar qytetarët pavarësisht etnisë”, ka thënë tutje Maqedonci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark