Në dritën e kritikave të kryeministrit Albin Kurti për zotimin e ish-presidentit Thaçi në vitin 2013, anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka shpërndarë një video ku komandanti i KFOR-it, Enrico Berduani, bëri të ditur se vetë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka rikonfirmuar me shkrim zotimin për të mos e dërguar Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri pa lejen e KFOR-it.
“Ne mirëpresim vazhdimin e zotimit të vitit 2013, sipas të cilit FSK obligohet të mos shkojë në veri të vendit pa një dakordim paraprak me komandën e KFOR-it. Ky zotim u konfirmua me shkrim nga Maqedonci,” – kishte deklaruar Berduani.
“Mashtrimi i fundvitit!” – e quajti Nushi përpjekjen e pushtetit për ta mbajtur të fshehtë zotimin e njëjtë me atë të vitit 2013.