Maqedonci rendit prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci rendit prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024

    Insajderi
    27 January 2024 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka renditur prioritet e dikasterit që udhëheqë për vitin 2024, ku ndër të tjera bën pjesë edhe investimi në sisteme moderne të armatimit.

    Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përmendur edhe ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zgjerimin e infrastrukturës.

    “Pas miratimit të Ligjit për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Mbrojtjes, hartimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjerë përcjellëse për funksionalizimin e Agjencisë”, ka shkruar ministri në Facebook.

    Sipas tij, prioritet është edhe hartimi i Ligjit për Komponentin Rezervë bazuar në Draft-Koncept Dokumentin për Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Investimi në sisteme moderne të armatimit. Hartimi i strategjisë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së Kosovës. Zhvillimi i kapaciteteve të mirëmbajtjes. Krijimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”, ka përfunduar Maqedonci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark