Maqedonci: Ushtarakët e rinj po shkollohen sipas standardeve më të larta të NATO’s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci: Ushtarakët e rinj po shkollohen sipas standardeve më të larta të NATO’s

    Insajderi
    30 May 2024 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK’së, Bashkim Jashari, dhe shefin e stafit të shtabit të përgjithshëm të FSK’së, Ilir Qeriqi, kanë vizituar ushtrimin fushor të kadetëve në Akademinë e Mbrojtjes “Kampi i avancuar 2-24” që po zhvillohet në rajonin e Gjakovës.

    Ai ka shkruar se ushtarakët e rinj po shkollohen sipas standardeve më të larta të NATO’s.

    “Ushtarakët tanë të rinj, e ardhmja e mbrojtjes së vendit janë duke u shkolluar sipas standardeve më të larta të NATO’s, aty ky Kosova synon të anëtarësohet!

    Sot së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë se Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shefin e Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, Gjeneralbrigade Ilir Qeriqi vizituam ushtrimin fushor të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes, “Kampi i Avancuar 2024” që po zhvillohet  në rajonin e Gjakovës.

    Tejet i kënaqur me të arriturat,  gatishmërinë dhe moralin e lartë të kadetëve të shfaqur në të gjitha aktivitetet të realizuar në kuadër të “Kampit të Avancuar” që njëherësh është edhe ushtrimi vlerësues kulmor për kadetët, ku vlerësohen aftësitë e tyre operacionale dhe taktike në terren.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark