Maqedonët i përgjigjen Daçiqit për pranimin e Kosovës në UNESCO – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonët i përgjigjen Daçiqit për pranimin e Kosovës në UNESCO

    Insajderi
    03 January 2017 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se “serbët janë treguar budallenj kur e kanë njohur emrin e shtetit të Maqedonisë”.

    Ministria e Jashtme maqedonase ka thënë se politikanët e Serbisë dhe Maqedonisë duhet të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

    “Politikanëve u mbetet vetëm t’i thellojnë ato marrëdhënie historike, ndërsa nëse nuk munden ta bëjnë këtë atëherë duhet të jenë të përgjegjshëm që të paktën të mos e rrënojnë miqësinë që ekziston ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë në të dy drejtimet. Kjo duhet të vlejë edhe në kushte kur është e qartë se po nxehet atmosfera për votimin e radhës për pranimin e Kosovës në UNESCO”, thuhet në deklaratën e Shkupit zyrtarë.

    Jo zyrtarisht në MPJ të Maqedonisë thonë se besojnë se deklaratat e tilla janë në një mënyre paralajmërim para një raundi të ri të përpjekjes për Kosovën që të hyj në UNESCO, gjë që pritet të ndodhë në pranverë, transmeton lajmi.net.

    Në votimin e nëntorit të vitit 2015, Maqedonia, Kroacia dhe Mali i Zi kanë votuar “pro” anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke ndezur debate dhe kritika të ashpra nga Beogradi zyrtar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark