Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.658 testime për coronavirus, ndërsa 37 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup – 15, Tetovë – 8, Kumanovë – 4, Gostivar – 3, Kërçovë – 2, dhe nga 1 në Manastir, Strumicë, Koçan, Radovish dhe Dibër.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë pacient i vdekur.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 23 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 156.543, prej të cilëve 150.422 janë shëruar, ndërsa 5.494 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (3 gusht) është 627.