Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se në pajtim me nenin 9 nga Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, është vendosur që një diplomat i Ambasadës së Federatës Ruse të shpallet si person i padëshiruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Alsat.
Nga kjo Ministri njoftojnë se më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar Notë me të cilën kërkohet që diplomati i apostrofuar të lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh.