Maqedonia e quan Serbinë "fqinj i keq" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Maqedonia e quan Serbinë “fqinj i keq”

    Insajderi
    20 January 2017 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maqedonia e akuzoi Serbinë si “fqinj të keq”, duke thënë se duhet të ndalojë së “fyeri” atë, duke e quajtur “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

    Ministria e Jashtme e Maqedonisë e përshkroi përdorimin e këtij termi si “provokim që ofendon ndenjat e qytetarëve maqedonas”.

    Qeveria në Shkup tha se Beogradi është duke vepruar “në mënyrë të papërshtatshme dhe fyese”.

    Në vitin 1991, kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë nga Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë, fqinji i saj jugor, Greqia, ka protestuar kundër përdorimit të emrit Maqedoni.

    Një provincë veriore e Greqisë quhet po ashtu Maqedoni dhe Athina insiston se vetëm provinca greke duhet ta përdorë atë emër.

    Si kompromis, ish-republika jugosllave është lejuar t’iu bashkohet shumë organizatave ndërkomëbtare nën emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

    Nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ky vend ende njihet me këtë emër. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark