Maqedonia e Veriut ia zvogëlon zullumin popullit, Qeveria Kurti ende në gjumë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Maqedonia e Veriut ia zvogëlon zullumin popullit, Qeveria Kurti ende në gjumë

    Insajderi
    09 March 2022 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse Qeveria e Albin Kurtit nuk ka ndërmarr ende anjë veprim për rritjen e vazhdushme të çmimit të naftës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim që të ndryshojë metodologjinë e përcaktimit të çmimit të derivateve të naftës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas metodologjisë së re, çmimet do të ndryshojnë në bazë ditore dhe në këtë mënyrë do të shmangen ndryshimet e mëdha të çmimeve.

    Po ashtu qeveria shtyp vendosjen e taksës ekologjike për derivate të naftës që ndodhet në procedurë kuvendare.

    “E zvogëlojmë TVSH-në nga 18% në 10% për dizellin, benzinën, vajin djegës dhe gaz. Kjo masë do t’i mbrojë shfrytëzuesit dhe do të ketë ndikim te çmimet”, tha Kovaçevski.

    Ai sqaroi se me këto masa në vend të 85.6 denarëve, çmimi i dizellit do të jetë 75.5 denarë benzina në vend të 91.5 denarëve do të zvogëlohej me për 11.5 denarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark