×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonia merr dërgesën e dytë të vaksinave Pfizer nga Serbia

    Insajderi
    24 February 2021 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në vendkalimin kufitar “Tabanoc” e ka pranuar dërgesën e dytë të vaksinave Pfizer, nga Serbia.

    Filipçe së bashku me homologun e tij serb Zllatibor Llonqar është angazhuar që personalisht të shkarkojë-ngarkojë dërgesën me vaksina.

    Autoritetet serbe vaksinat deri në “Tabanoc “i transportuan me makinë të thjeshtë. Dërgesa e parë me 4680 doza të vaksinave Pfizer nga Serbia kishte arritur në vendin tonë me 14 shkurt.

    Përmes kësaj dërgese në vendin tonë edhe kishte nisur zyrtarisht procesi i imunizimit kundër Covid-19.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark