×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonia nënshkruan marrëveshjen për furnizim me vaksina kineze kundër Covid-19

    Insajderi
    08 February 2021 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maqedonia nënshkruhet marrëveshja për furnizim me vaksina kineze kundër Covid-19

    Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me vaksina kundër Covid-19 me kompaninë kineze “Sinofarm”.

    Sipas marrëveshjes rreth 200 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Maqedoni të Veriut gjatë muajit shkurt, ndërsa data e saktë do të bëhet e ditur ditëve në vijim.

    “Vaksina e kompanisë “Sinofarm” ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e vetë vaksinës. Ky lloj i vaksinës ka një lidhje optimale midis sigurisë dhe efikasitetit, prandaj mund t’u jepet të gjithë qytetarëve, pa kufizime”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark