Marakliu i Uniformave- Prindon Sadriu në tribuna VIP me fanellë të Ballkanit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Marakliu i Uniformave- Prindon Sadriu në tribuna VIP me fanellë të Ballkanit

    Insajderi
    27 October 2022 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duket se koha e tepërt e lirë që e ka Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, bën që ai të kujdeset vetëm për gardërobën.

    Në çdo ngjarje të rëndësishme, Sadriu kthen fokusin e kamerave nga ai.

    Sot ka vendosur që të befasojë publikun duke veshur fanellën e FC Ballkanit që po luan në “Fadil Vokrri” kundër Slavia Prague. Sadriu është i njohur për rënie në sy me uniforma të ndryshme.

    No description available.
    Prindon Sadriu sonte në ndeshjen e Ballkanit ndaj Slavia Prague

    Veshja e sontme e Sadriut është një tregues se ai është një merakli i uniformave.

    Në shtator të vitit të kaluar, kur Kosova po luante ndaj Greqisë, po në stadiumin “Fadil Vokrri”, Sadriu befasoi me veshjen prej një ‘ushtari’.

    Ai kishte zgjedhur të vishte pantallonat “ushtarak” në atë përballje.

    Vlen të theksohet se ndonëse Zotëria i Parë ishte i pranishëm në stadium, Kosova nuk arriti të triumfonte ndaj Greqisë. Ndeshja kishte përfunduar me rezultat 1-1.

    Prindon Sadriu me “uniformë të ushtrisë” në stadiumin “Fadil Vokrri”

    Zotëria i Parë ishte veshur me veshje ‘ushtarake’ edhe një vit më parë.

    Në stërvitjen e FSK-së me ushtrinë amerikane në kuadër të “Defender-Europe 21″, krah presidentes ai pozoi i veshur si ushtarë.

    Prindon Sadriu me uniformë të FSK-së

    Madje, ndër ata që reaguan lidhur me gardërobën e tij ishte deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ironikisht kishte shkruar se “çkapja e shtetit” po ndodh fuqishëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark