Marco Rubio zyrtarisht sekretar i Shtetit në SHBA – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Marco Rubio zyrtarisht sekretar i Shtetit në SHBA

    Insajderi
    21 January 2025 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Senati amerikan unanimisht e ka konfirmuar republikanin Marco Rubio, sekretar të Shtetit.

    Senati e mbështeti Rubion me votë 99:0.

    Rubio u bë i pari zyrtar i nominuar i Trumpit që mori konfirmimin e Senatit, vetëm pak orë pas betimit të presidentit.

    Në ditët në vijim priten votimet për të nominuarit tjerë të Trumpit.

    53-vjeçari Rubio është kritik i zëshëm i Kinës dhe avokues në mbështetje të Izraelit. Djali i imigrantëve nga Kuba, ka shtyrë masa të ashpra kundër ishullit komunist dhe aleatëve të tij, sidomos ndaj qeverisjes së presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë.

    Gjatë seancës konfirmuese, Rubio premtoi se SHBA-ja do të ndryshojë fokusin dhe se do të jetë më e vendosur në interesat amerikane e më pak e varur nga Kina. Ai po ashtu ka thënë se është politikë e SHBA-së që lufta në Ukrainë duhet të marrë fund. Ka thënë se arritja e marrëveshjes kërkon kompromise nga Moska dhe Kievi dhe ka sugjeruar që Ukraina duhet të heqë dorë nga qëllimi që të rikthejë të gjitha territoret që Rusia i ka marrë në dekadën e fundit.

    Rubio është personi i parë që shërben në pozitën e top-diplomatit, e që është me rrënjë latine.

    Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga postet më të larta dhe më të rëndësishme në qeveri. Roli i tij përfshin kryesisht përgjegjësi në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai udhëheq politikën e jashtme, përfaqëson SHBA-në në botë dhe menaxhon Departamentin e Shtetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark