Marigona “çmend” me linjat trupore - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Marigona “çmend” me linjat trupore

    Insajderi
    20 May 2025 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja e njohur kosovare, Marigona Krasniqi, dhe boksieri i njohur Robin Krasniqi, u bënë prindër përherë të dytë më 15 tetor të vitit të kaluar, kur mirëpritën në jetë djalin e tyre të dytë.

    Çifti, i cili është mjaft i ndjekur dhe i dashur nga publiku, tashmë po shijon jetën familjare në mënyrën më të bukur.

    Së fundmi, Marigona ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet duke kërcyer së bashku me dy djemtë e saj.

    Postimi është pritur me shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët kanë vënë në dukje jo vetëm energjinë pozitive të familjes, por edhe pamjen e saj të mrekullueshme.

    Pas lindjes, Marigona duket në top formë, me linja trupore të tonifikuara dhe një paraqitje që tregon përkushtimin dhe stilin e saj të veçantë.

    Ajo vazhdon të jetë një frymëzim për shumë nëna të reja, duke dëshmuar se edhe pas shtatzënisë, mund të ruhet forma dhe vetëbesimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark