Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, ka shprehur krenarinë e saj pas një tubimi të suksesshëm të partisë në Istog, qyteti i njohur për lidhjen e tij të fortë me Dr. Ibrahim Rugovën.
Geci u shpreh se Istogu ka vulosur fitoren e madhe të LDK-së duke shprehur falënderimet e saj për qytetarët e Istogut.
“Istogu vulosi fitoren e madhe të LDK-së”, shkroi ajo.
Marigona Geci kandidon me numrin 33 në zgjedhjet e 9 shkurtit.